Vuçiq thotë se Rama ka provokuar me kërkesat e tij

0
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se me shtyerjen e vizitës së Ramës në Beograd, janë mbrojtur interest e Serbisë, shkruan Blic.

Megjithatë, Vuçiq pret që vizita e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama më 10 nëntor të kalojë “e mirë dhe të jetë e frytshme”. Ai ka deklaruar se kryeministri shqiptar nuk ka kërkuar të marrë pjesë në mitingun politik në Preshevë.

“Pas nxitjes së incidenteve nuk mund të vini e të flisni dhe të punoni çfarë të doni në Beograd”, ka thënë Vuçiq,
Ndërkaq, Vuçiq kërkesat e Ramës për çelësa të Beogradit dhe për mbajtjen e mitingut në Preshevë i ka quajtur provokim duke shtuar se të gjitha që janë shkruar për vizitën nuk janë të vërteta dhe se do të shihet se çfarë krejt do të ndodhë./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com