Vuçiq: Serbia do të ndihmoj Preshevën e Bujanocin që mos të shpërngulen popullata

0

Shteti do të vazhdoj të mbështesë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën për të parandaluar braktisjen e këtyre komunave, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se për këtë problem janë ankuar përfaqësuesit shqiptar.

Në konstatim të gazetarëve që po shpërngulen dhe serbët, Vuçiq ka thënë se kjo po ndodh “me masë më të vogël”.

“Unë në këtë mënyrë nuk do ti kisha numëruar se kush është e kush nuk është” duke thënë se përkrahje ndaj këtyre komunave do të vazhdoj.

Ai ka përkujutuar se shpërnguljet po ndodhin kudo duke ilustruar se në Kroaci po largohen njerëz dy fish më shumë se në Serbi dhe pse është shtet dy fish më i vogël.

“Njerëzit po ikin aty ku mund të fitojnë më shumë” ka shtuar Vuçiq.

“Duhet të luftojmë që njerëzit të qëndrojnë këtu dhe të punësojmë të rinjë sa më shumë” ka shtuar ai, transmeton presheva.con, duke shtuar se “kjo është që ne mundemi, ndërsa me dekrete politike që ti parandaloni është e pamundur”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com