“Vuçiq po e përgatitë Serbinë për njohje të Kosovës”
11:20 | 03 Dhjetor 2018

Analisti i njohur serb thotë se faktet po tregojnë se Serbia është e dobët dhe po përgatitjet njohja e Kosovës, nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gazetari dhe analisti i njohur serb Radoslav Cebic, ka thënë se veprimet e Presidentit Hashim Thaçi me njësinë Speciale policore në Veri, dhe masës me tarifa 100 përqind për të ndaljen e prodhimeve serbe e të tjera, janë fakt që tregojnë se sa e dobët është Serbia në Kosovë.

“Serbia është në një pozicion shumë të vështirë. Dhe kjo po shihet, sepse Presidenti Aleksandar Vuçiq, veç se ka filluar ta të përgatisë kombin për njohjen e Kosovës”, ka thënë për televizionin N1, analisti Cebic.

Përgatitja e njohjes është diçka që po shihet, por ajo që ende është e mjegulluar, është fakti se çka do të përfitoj Serbia nga e gjithë kjo.

Kristin Prengaj