Vuçiq për Euronews: Dhuna në Maqedoni mund të përhapet në Ballkan

0

Në një intervistë për Euronews kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka tërhequr vërejtjen se tensionet ndëretnike në Maqedoni mes grupeve shqiptare dhe autoriteteve të drejtësisë në Maqedoni janë kërcënim për vendet e regjionit.

940x460_Vucic1416655833

Vuçiq është shprehur i gatshëm që vendi i tij Serbia të jep kontributin e vet në tejkalimin e kësaj krize, transmeton Indeksonline.

“Do të bëjmë çdo gjë që të ndihmojmë ata për t’i tejkaluar këto “gunga” në rrugë, në mënyrë që të krijojmë një situatë stabile. Kështu që çfarëdo që ata mendojnë se është e nevojshmë për t’u bërë, do të bëhet” i ka thënë ai gazetares Isabelle Kumar Vuçiq.

Vuçiq ka vazhduar “sepse kjo është një çështje me rëndësi për të gjithë ne. Nëse kemi trazira dhe situata pasigurie në Maqedoni, shumë lehtë mund të përhapet në vendet e tjera të Ballaknit”.

Euronews ka shkruar se Kombet e Bashkuara kanë shprehur brengën pë ngjarjet e fundit në Maqedoni, ku forcat e policisë u përfshinë në përleshje të armatosura në rrugët e Kumanovës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com