Vuçiq ka një thirrje për liderët nga Kosova
13:16 | 19 Shkurt 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka përsëritur thirrjen për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë.

Ai po ashtu ka thënë se ky është kushti i vetëm për rikthim në tavolinën e dialogut.

Vuçiq po ashtu ka theksuar se nëse situata në lidhje me Kosovën mbetet e pandryshuar, mund të vijnë zgjedhjet e parakohshme në Serbi, transmeton lajmi.net.

“Në atë rast, mund të ndodh që më herët të kemi zgjedhje, nëse do të ketë vendime të tilla, ose a do të ketë, do të shohim”, tha ai para gazetarëve.

“Nëse nuk hiqet taksa, nuk ka bisedime, është e qartë”, theksoi Vuçiq.

Sipas tij, Serbia është e vendosur të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe pret që në të ardhmen kur të vjen tek ndryshimi i akterëve politikë ose rrethanave politike, të vazhdojnë negociatat. /Lajmi.net/

Alesia Bami