Vuçiq i lutet ‘miqve shqiptarë nga Lugina’

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në prag të zhvillimeve të fundit në Maqedoni, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të mbështeten në shtetin e Serisë, të cilët i quajti “miq”.

vuqiq

“I lus qytetarët tanë, miqtë tanë shqiptarë nga Presheva e Bujanoci, që ta kuptojnë se Serbia është mëmëdheu i tyre dhe se i trajtojmë sikurse qytetarët tanë, njësoj sikurse të gjithë të tjerët. Gjithmonë do të kemi respekt ndaj tyre, por asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë dhunën, terrorizmin dhe nuk do të lejojmë që Serbia të sulmohet”, ka precizuar kryeministri serb, transmeton IndeksOnline.

Sipas fjalëve të Vuçiqit, në Kumanovë jetojnë 4.695 serbë dhe ata, në shumicë, nuk janë shpërngulur, përveç disa familjeve që janë zhvendosur në territorin e Serbisë.

“Deri më tani, 397 shqiptarë janë shpërngulur në territorin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq, duke treguar se bëhet fjal për ish banorë të Luginës e që janë rikthyer te familjet e tyre./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com