Vuçiq: Duhet ta ndryshojmë Kushtetutën për të hyrë në BE

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia detyrohet që ta ndryshojë Kushtetutën e saj brenda  dy deri në 3 vjet e ardhshme. Por ai theksoi se  “kjo do të ndodhë jo për shkak të Kosovës”, gjë që sipas tij, mezi do ta prisnin kundërshtarët e tij, siç është shprehur ai në mënyrë metaforike “do ta prisnin me thika”.

auto_Vucic-Kosove_31421264169

Këto komentet Kryeministri serb i bëri për televizionin publik serb RTS, ku sqaroi se ndryshimi i Kushtetutës do të duhej të bëhet për  të hyrë në Bashkimin Evropian. “Duhet ta ndryshojmë kushtetutën për shkak të drejtësisë dhe hyrjes në BE, kapitujve 23 e 24, si dhe numrit të deputetëve dhe shumë çështjeve të tjera”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke folur për Marrëveshjen e Brukselit, Vuçiq ka sqaruar se gjashtë nga 15 pikët e saj nuk janë përmbushur dhe ato kanë të bëjnë me serbët, përkatësisht me Bashkësinë e Komunave Serbe. Për këto tha se bisedon me përfaqësuesit evropianë.

I pyetur rreth privatizimit të Brezovicës, Vuçiq tha se shteti i Serbisë do të përkrahë çdo vendim që do të marrë kryetari dhe qytetarët e asaj komune, Siç citohet të jetë shprehur ai, “qytetarët tanë në Shtërpcë kanë të drejtë vetoje dhe se ata do të dinë më së miri të vlerësojnë, por ka shfaqur shpresën se investitorët do të dinë t’u sigurojnë atyre vende pune”.

Kurse në pyetjen se a është i gatshëm të shkojë në Tiranë në mbledhjen e procesit “Ballkani Perëndimor 6”, Vuçiq u përgjigj edhe pse nuk e di kur dhe ku do të mbahet, por se do të shkojë kudo qoftë, meqë siç thotë ai,  konsideron thelbësore bisedimet.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com