Vuçiq do të ushqehet me gota dhe pjata me shqiponjë (Foto)

0

Vizita e kreut të qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiq në Tiranë ka rreth një muaj që planifikohet, ndërkohë që për pritjen e tij gjërat janë mirëmenduar deri në detaj.

Gotat
Shqiponja, simboli kombëtar, do të jetë pjesë e takimit mes dy krerëve të qeverisë jo vetëm në flamur, por edhe në të gjitha kompletet e pjatave dhe të gotave, servis i cili përdoret që prej viteve ’90.

Kryeministri Vuçiq duhet të shuajë etjen duke pirë në gotat e qelqta, në të cilat ndodhet e stampuar simboli i shqiponjës dykrenore në ngjyrë ari.

Një veprim i tillë mund të merret edhe si një ‘provokim’ nga Vuçiq, nisur nga reagimet që patën në vizitën e kryeministrit Rama në Beograd.

Ceremonia e mirëseardhjes do të zgjasë deri në orën 11:45, pikërisht në Pallatin e Brigadave, për t’u pasuar me takimin dypalësh të delegacioneve të kryesuar nga të dy kryeministrat. /shekulli/



Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com