Vuçiq: Bisedimet në Berlin nuk kanë asnjë lidhje me zgjidhje për Kosovën
08:39 | 16 Prill 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kontaktet me përfaqësuesit e Kosovës në Berlin me iniciativë të Gjermanisë dhe Francës “nuk kanë asnjë lidhje me çfarëdo zgjidhje për Kosovën”, por temë do të jetë taksa dhe mundësia e vazhdimit të dialogut me Prishtinën.

Vuçiq ka thënë për “Alo” se “asnjë zgjidhje nuk është në horizont”, kur bëhet fjalë për Kosovën, transmeton lajmi.net.

“Na presin bisedime të vështira me përfaqësuesit shqiptarë, nuk do të jetë lehtë as me Merkelin dhe Macronin por kjo nuk ka asnjë lidhje me çfarëdo zgjidhje për Kosovën. Do të bisedohet për taksë dhe nëse do të ketë mundësi të kthimit në dialog. Asnjë zgjidhje nuk është në horizont. Kjo është një nga gënjeshtrat të cilat nuk do t’i konsideroja”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se së shpejti edhe Parlamenti i Serbisë do të zhvillojë diskutime në lidhje me Kosovën. /Lajmi.net/

Kejvina Kthella