Vucici e ka axhën ustash!? Jo, i ati është Fahriu Musliu!? E Vucici thotë: Jo baba “është” Fadil Muriqi!?

0

Vucici e ka axhën ustash!? Jo, i ati është Fahriu Musliu!? E Vucici thotë: Jo baba “është” Fadil Muriqi!?

Në një shkrim të Slobodan Rakocevicit të botuar në dnevno.hr, ceket se në librin “Mundimet e Hagës”, radikali serb – autori i librit – Ljubisa Petkovic, ka shkruar se asnjë nga familja e Aleksandar Vucicit nuk ka pësuar në kampin nazist të Jasenovcit në Kroaci, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Unë kam dokument të datës 19 shtator 1941, që tregon se Vucicët janë deklaruar si familje katolike. Familjet Kadijevic, Lukic, Praljak dhe Vucic janë bërë katolikë nga ortodoksë, në shtator 1941. Kryefamiljar i familjes ishte Adelko Vucic, gjyshi i tanishëm kryeministrit serb – Aleksandar Vucic”.

Sipas autorit, Braco, xhaxhai i Vucicit ishte i martuar me vajzën e ustashëve të familjes Tomas, duke kundërshtuar pohimet e Vucicit se 20 anëtarë të familjes së tij janë vrarë në Jasenovc. Madje, ai thotë se i vetmi i vdekur gjatë asaj periudhe në familjen e tij ishte i gjyshi, por nga plagët e një rrahje në një kafe të Banja Llukës, pasi merrej me kontrabandë, transmeton Telegrafi.

Por, nuk janë këto lajmet e fundit që ndërlidhen me prejardhjen e tij. Mediat në Serbi thonë se ai shantazhohet me video nga Brukseli, për çka do të pranojë Republikën e Kosovës. Thuhet se fjala është për video homoseksuale, mes Vucicit dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike të Serbisë, Miodrag Rakic.

Ndërkaq, gazetari beogradas Milovan Brkic, thotë se ai dhe rrethi i tij janë “lozha e parë e homoseksualëve në Serbi”.

“Për shkak të dashurisë së Vucicit për prapanicën e huaj, ai është i gatshëm të vijnë të huajt, e që përgjithmonë të na okupojnë”, ka shkruar ai.

Pas lajmeve se xhaxhai i tij ishte ustash, në mediat serbe u tha po ashtu se babai i tij është shqiptari Fahri Musliu, i cili ka punuar në RTS me nënën e Vucicit. Madje, raportohet se shërbimet sekrete kanë dëshmi se Vucici, babait të tij Fahriut, ia dha besën se Kosovën do ta ndajë nga Serbia dhe se Kosova do të jetë e pavarur.

Për këtë është deklaruar edhe Vucici më parë, kur ka thënë se po detyrohet të detyrojë gjithçka, “se babai im është Fahri Musliu ose Fadil Muriqi, apo nuk e di se si quhet”, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Musliu ka mohuar se është babai i kryeministrit aktual serb Aleksandar Vucic. Ai ka thënë se biografia e Vucicit mund të gjendet në Google dhe se gjithçka tjetër është spekulim. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com