Vuçiç: Unë dhe Edi Rama e dimë se kush e hodhi dronin

0

Pak përpara se të niset për në Tiranë, ku do jetë i pranishëm në një forum të rëndësishëm, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç foli për marrëdhëniet me Shqipërinë.

vucic

I pyetur nga një reporter i ‘B92’ për marrëdhëniet me Shqipërinë, ai tha se “Shqipëria dhe shqiptarët janë një ‘popull në zgjerim’ dhe ne duhet të kemi kujdes me ta, të kemi marrëdhënie të mira”, transmeton Indeksonline.

Ndërsa i pyetur për incidentin e dronit me hartën e Shqipërisë së Madhe, vjeshtën e shkuar në Beograd, Vuçiç tha: “Ne e dimë dhe autoritetet e dinë se çfarë ndodhi, ishte pa dyshim e organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë kush e bëri”

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com