Vucic: Serbia ka bërë çdo gjë që bota i ka kërkuar për Kosovën (Video)

0

Vucic: Serbia ka bërë çdo gjë që bota i ka kërkuar për Kosovën (Video) Kryeministri serb, Aleksandër Vuçic, ka bërë thirrje për krijimin e Gjykatës Speciale, duke pretenduar se pjesëtarët e UÇK-së duhet të dënohen për krimet e kryera kundër serbëve dhe jo-shqiptarëve. Ai ka thënë se Serbia ka bërë gjithçka që i është kërkuar në raport me Kosovën”.

“Serbët nuk mund të vizitojnë varret e të parëve të tyre në Kosovë sepse nuk ka siguri. Thirrja e institucioneve atje është veç mashtrim sepse atje nuk ka siguri”, ka thënë ai.

“Gjykata speciale duhet t’i gjykojë pjesëtarët e UÇK-së që kanë kryer krime kundër serbëve. Dënimi i tyre nga EULEX-i deri më tani nuk është bërë sepse te ndërkombëtarët ka pasur ndikim elita e politikanëve shqiptarë”.

Ai ka folur në detaje për rastin Kleçka dhe për Grupin e Drenicës.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se në muret e Manastirit të Deçanit janë shkruar grafite kundër serbëve. Ndërsa Policinë e Kosovës e ka quajtur Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK).

Vucic: Serbia ka bërë çdo gjë që bota i ka kërkuar për Kosovën

Kryeministri serb, Aleksandër Vucic, thotë se Serbia ka shmangur të gjitha konfliktet verbale kohën e fundit, sepse konfliktet verbale “i prodhojnë vetëm politikanët e dobët”. Ai ka thënë se Serbia ka bërë gjithçka që i është kërkuar në raport me Kosovën”.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB’së për Kosovën, ai veç tjerash tha se Serbia dëshiron një Ballkan normal. Për këtë, ai tha se e ka kuptuar që i rëndësishëm është dialogu.

Vucic veç tjerash ka thënë se Kosova nuk është e gatshme t’u japë asgjë qytetarëve të tjerë. Ka përmendur “qytetarët që nuk mund të shkojnë të falen lirshëm në tempuj”.

“Ka qytetarë që nuk mund të shkojnë në tempujt e tyre pa u frikësuar”, ka thënë Vucic.

“Kjo nuk do të thotë se ne jemi naiv”, tha ai.

“Kemi bërë çdo gjë që bota ka kërkuar nga ne. Kemi normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë ai.

“Serbia ka shmangur konflikte edhe vebnale sepse vetëm politikanët e dobët hapin vraga të tilla.Të gjithë e kuptonis e kemi ndërmarrë hapa vendimtarë për t’i dhënë moment pajtimit midis qytetarëve që jetonë në Kosovë”, ka thënë Vucic

“Ne dëshirojmë një Serbi normale, dëshirojmë një Ballkan normal. E dimë se dialogu është e vetmja mënyrë për të vazhduar. Do ta bëjmë Ballkanin të barabartë me tërë Europën”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com