Vuçiç flet para vizitës në Tiranë: Ja pse me shqiptarët duhet të kemi marrëdhënie të mira
10:02 | 25 Maj 2015

Vetëm dy ditë para vizitës së tij zyrtare në Tiranë, kryeministrisë i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shprehet se duhet të bëhet kujdes me shqiptarët. auto_Edi_Rama_-Alekasnder_Vucic_241415635791 Në një intervistë për radion B92, Vuçiç ka thënë se shqiptarët janë “një popull në zgjerim” dhe se “duhet të kemi kujdes prej tyre e të kemi marrëdhënie të mira”. Lidhur me dronin në incidentin e tetorit të shkuar në Beograd, kryeministri serb ka ripërsëritur: “Ne e dimë, edhe autoritetet e dinë, se çfarë ndodhi. Akti ishte padyshim i organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë se kush e bëri”. Vuçiç ka shtuar se autoritetet serbe kanë bërë “shumë pak deklarata lidhur me politikën në rajon”, megjithatë ka patur disa të tilla, duke iu referuar ngjarjeve në Kumanovë: “Pas ngjarjeve të fundit, Serbia është më e dashur mes popullit të Maqedonisë. Ata panë qëndrimin tonë të mirë, ku ne nuk i bëmë trazirat e tyre më keq, dhe nuk ndërhymë në lidhjet e tyre”. “Gjithashtu, ne e duam Republikën Srpska, por e respektojmë Bosnjë Hercegovinën”, ka shtuar Vuçiç./ Top Channel
Aurela Hoxha