Vritet një polic i Kosovës (foto nga vendi i ngjarjes)
09:58 | 25 Mars 2015

Në lagjen Mati 1, ka patur të shtëna armësh, ku ka mbetur i vrarë një polic. 20150325091503770620 Policia e Kosovës ka marrë informatën se në rrugën “Isa Kastrati” te Mileniumi i Tretë në lagjen ‘Mati 1’ të Prishtinës para pak çastesh ka pasur të shtëna armësh. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ty është konfirmuar se gjendet një person pa shenja jete. Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë së Kosovës Daut Hoxha. Mësohet se viktima është Shemsi Gashi,61 vjeçar, oficer hetues për krime ekonomike e korrupsion. . Në vazhdim fotot e bëra nga gazetarja e RTK-së Gentiana Begolli -Pustina, e cila ka qëlluar në vendin e ngjarjes.
Aurela Hoxha