Vritet një person në Kllokot (Foto)

0

Sonte rreth orës 20:30 minuta në Kllokot, ka ndodhur një vrasje, motivet e së cilës nuk dihen ende.

vrasje-1

Burime të VitiaLive bëjnë të ditur se është gjetur një person i vrarë në qendër të Kllokotit, respektivisht përballë Qendrës Tregtare “Rera Com”, ndërkohë dyshimet janë se mund të jetë vetëvrasje.

Përderisa nuk dihet identiteti i viktimës, pasi që policia nuk ka dhënë hollësi rreth këtij rasti, po sipas burimeve tona, i vrari mund të jetë i moshës rreth 40 vjeçar, qytetar nga komuna e Gjilanit.

Viktima dyshohet të ketë qenë në lëvizje me veturën e tij Mercedes dhe të jetë ndalur aty në Kllokot në vendin ku edhe është gjetur i vdekur. Trupi i viktimës është marr nga mjekësia ligjore dhe është dërguar për autopsi në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com