Vritet një femër e armatosur në Stamboll

0

Forcat turke të sigurisë kanë vrarë mbrëmë në Stamboll një femër të armatosur me armë zjarri dhe granata dore, ndërsa një shoqërues i saj ka arritur të largohet pasi që është plagosur në përleshjen përpara selisë së policisë së Stambollit.

auto_turqi21427967291

Ka qenë ky sulmi i radhës në objektet e shtetit turk brenda 24 orëve, pas atij mbi zyrat e Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit, ku kanë hyrë dy persona të armatosur. Paraprakisht ndodhi rrëmbimi dhe vrasja e prokurorit Mehmet Selim Kiraz, pas çka autoritetet e Stambollit rritën masat e sigurisë.

Femra e vrarë dhe bashkëpunëtori i saj, sipas medias dhe raportit të policisë, kanë pasur për qëllim të sulmojnë zyrën kryesore te policisë në Stamboll. Ajo është vrarë nga forcat e sigurisë, menjëherë pasi tentoi të gjuante me armë drejt objektit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com