Vritet një 22 vjeçar në Gjilan
11:31 | 29 Korrik 2018

Foto: ilustrim

Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për “Indeksonline” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, policia ka pranuar informatën rreth orës 23:00 nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjilanit se një person është sjellë pa shenja jete.

Ai ka shtuar se policia i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe se vdekja e viktimës është konfirmuar prej ekipit mjekësorë nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.

Mësohet se viktima është një 22 vjeçar.

“Policia ka filluar hetimet dhe ka arritur ta arrestojë një të dyshuar. Ndërsa, një i dyshuar tjetër ende është në arrati”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i PK-së për Gjilan.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit është konfiskuar një veturë e të dyshuarve./Indeksonline/

Françeska Jaçe