Vritet edhe një shqiptar në Irak

0

Vritet edhe një shqiptar në Irak

Vrasjet e shqiptarëve në kampet e luftës në shtetet e Lindjes së Mesme, janë bërë pothuaj lajme të përditshme.

Raportohet se një tjetër shqiptar ka humbur jetën duke luftuar në qytetin iraken të Bastras.

Bëhet fjalë për shqiptarin nga Shkupi, Mesud Musliu, i cili bëhet kështu i dhjeti shqiptar i Maqedonisë që humb jetën në luftërat e huaja.

Minitria e Punëve të Brendshme ka informuar se ky shtetas jetonte në Gjermani dhe mund të ketë hyrë në Irak në muajin prill.

Dyshohet se ai luftonte përkrah organizatës ISIS. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com