VRITEN TETË SHQIPTARË NË IRAK E SIRI

0

Mediat e thirrura në burime raportojnë për 11 të vrarë, dje në Irak, nga një sulm ajror, gjashtë shqiptarë nga Kosova, një nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria.

20140913144034667620

Derisa për njërin nga emrat e publikuar është konfirmuar për Gazetën Express, nga hoxha i fshatit Bresalc, Ahmet Ymeri, se Sinan Shefqet Muji është vrarë në Siri.

Raportohet se Ymeri këtë informacion e ka marrë të enjten në mbrëmje nga familjarët e Sinan Muji.

“Të enjten në ora 11 të mbrëmjes kanë ardhur familjarët e Sinanit dhe më kanë njoftuar se ka vdekur djali i tyre. Lajmin e kishin marrë nga gruaja e tij, e cila është në Siri me një fëmijë trevjeçar”, ka treguar hoxhë Ahmeti për Gazetën Express, dhe se varrimi i të ndjerit është bërë atje.

E pamja në Familjen Muji raportohet se vazhdon edhe sot e nesër.

Të vrarët kosovarë janë:

1. Ebu Sofjani
2. Ebu Samiri nga Mitrovica
3. Ebu Ubajde
4. Ebu Jusufi – Zeqir Qorraj
5. Abdurrahman – Liridon Sadiku
6. Ebu Sara – Sinan Muji

Ndërkaq, Ebu Aishe është personi i vrarë nga Shqipëria, si dhe Ebu Uvejs nga Maqedonia .

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com