Vrau shokun, e copëtoi, e futi në valixhe e më pas e hodhi në kanal (Video)
10:00 | 16 Prill 2015

E shfrytëzoi që të rinovonte dhe të dekoronte shtëpinë e re, e më pas e vrau dhe e copëtoi.

vrau-shokun-e-cop-euml-toi-e-futi-n-euml-valixhe-e-m-euml-pas-e-hodhi-n-euml-kanal-video_hd Lorenzo Simon u ndihmua nga Michael Spaldin për shtëpinë e re, në të cilën do të jetonte me të dashurën shtatzënë, Michelle Bird. Me të kryer punimet, 34-vjeçari e vrau shokun e tij katër vjet më të vjetër. Trupin e copëtuar të tij, ai, së bashku me të dashurën, e futën në dy valixhe, të cilat i hodhën në një kanal në Birmingham, transmeton Telegrafi. Kamerat e sigurisë i kanë regjistruar ata në Oxford Road, duke lëvizur valixhet, e më pas duke u kthyer duarthatë. Mbi Simonin rëndon dënimi me burg të përjetshëm - apo së paku 19 vite prapa grilave - kurse të dashurës së tij Bird i janë dhënë dy vite e gjysmë burg. /Telegrafi/ https://www.youtube.com/watch?v=4V8c50UkOrc
Aurela Hoxha