Vrasje mes shqiptarëve në Vjenë të Austrisë

0

Pas një përplasje mes katër të rinjve që sipas mediave austriake janë të gjithë nga Kosova, ka mbetur një person i vdekur, ndërsa  dy persona  të tjerë janë të plagosur, përfshirë këtu edhe një 19 vjeçare, që ishte krejtësisht e pafajshme, njofton “albinfo.ch”

foto-tjeter2

Sipas dëshmitarëve e gjithë ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes katër të rinjve, derisa ishin duke udhëtuar në një tramvaj në drejtim të Hütteldorferstraße, ndërkaq gjendja eskaloi në stacionin Johnstrasse të Vjenës.

Sipas informacioneve të policisë njëri nga vëllezërit që ishin së bashku në tramvaje, i lindur në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, i cili kishte aplikuar për azil në Austri, gjatë natës së diel rreth orës 20.30 minuta derisa udhëtonin me linjën e tramvajit  49, u fjalos më dy persona të tjerë. “Janë fjalosur në një gjuhë të huaj”, kanë thënë pasagjerët të cilët e kanë përshkruar rastin si fjalosje të rëndë, raporton krone.at, transmeton albinfo.ch.

Kur tramvaja ndalet në stacionin Johnstrasse, vëllezërit që nuk  kishin as adresë vendbanimi, derisa zbresin  njëri nga dy burrat tjerë  që ishin në tramvaje nxjerr revolen dhe gjuan disa herë. Sipas policisë janë gjetur pesë plumba të kalibrit 9 mm. Plumbat kapen të dy vëllezërit si dhe një femër 19 vjeçare, e cila priste për të hyrë në tramvaje.

Djaloshi 28-vjeçar që ishte më i vjetër se vëllai i tij, kishte marr plagë të rënda dhe ai ndërroj jetë në spitalin e Vjenës derisa  iu nënshtrua një operacioni kirurgjik disa orësh.

Vëllai i tij 25 vjeçar, i cili po ashtu është i plagosur, arriti që të mbijetoj nga operacioni, megjithatë gjendja e tij është shumë kritike dhe po mbahet në repartin intensiv të njërit nga spitalet e Vjenës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com