Vrasje e dyfishtë në Ferizaj, vriten babë e bijë

0

Vrasje e dyfishtë në Ferizaj, vriten babë e bijë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në pasditen e së enjtes në Muhoc të Ferizajt. Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se rasti ka ndodhur në një shtëpi në orën 13:20 dhe se bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë. Sipas tij, viktimat janë një person i gjinisë mashkullore dhe tjetri i gjinisë femërore.

“Për të dyshuarin kemi informata, është i njohur për policinë dhe për momentin është në arrati. Policia është duke i ndërmarr të gjitha veprimet për kapjen e tij”, theksoi Gashi.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe autoambulancat dhe zyrtarë nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Burime nga tereni bëjnë të ditur se viktimat janë babë e bijë dhe se dorasi është i afërm i tyre.

Gjithashtu, jo zyrtarisht mësohet se njëri nga viktimat ka qenë pjesëtarë i Policisë së Kosovës në Ferizaj. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të ulëta.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com