Vrasja e 14 vjeçarit nga Kamenica, si ndodhi tragjedia
15:36 | 25 Maj 2018

Dera e shkollës Asllan Thaçi në Karaqevë të Kamenicës është e mbyllur. Ajo nuk është hapur të premten, pasi mësimi nuk është mbajtur, në kujtim të ish nxënësit Luan Bernjashi, i cili një ditë më parë vdiq pas dhunës që ushtroi mbi të të babai i tij.

Dhimbja për humbjen e nxënësit të saj është e rëndë për kujdestaren e klasës, Drita Ferraj.

Ajo në një bisedë për Frontal, thotë se babait i Luanit, Gani Bernjashi kohët e fundit nuk interesohej për të birin.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore e Gjilanit ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për Gani Bërnjashin, që dyshohet për vrasjen e të birit.

Prokurori i lëndës, Shaban Spahiu ka shpjeguar për Frontal se si kishte ndodhur rrahja nga babait i 14 vjeçarit.

Ai thotë se e gjithë rrahja është bërë me vetëdije të plotë.

Në aktvendimin për masën e paraburgimit thuhet se i dyshuari Gani Bernjashi ka shfrytëzuar dy mjete për ta goditur të birin Luanin.

Fillimisht ai e kishte goditur 14 vjeçarin me një gyp uji dhe më pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës.

Gani Bernjashi dyshohet për vrasje të rënd që sipas Kodit Penal denohet me më së paku 10 vite dhe më së shumti me burgim të përjetshëm.

Edlira Rukaj