Vrasësi që tronditi sot Maqedoninë ka qenë “Branitell”

0

Konfirmohet se i dyshuari për vrasjen e trefishtë sot në Zletovë të Maqedonisë lindore është gjetur i varur në një fushë në afërsi të qytetit.

154772

Ushtari profesionist Dragan Manoilov, dyzetvjeçar, ishte i dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në mëngjes në Zletovë në afërsi të Probishtipit.

Manoilov gjatë vrasjes ishte në detyrë zyrtare, ndërsa ka patur edhe statusin “Branitell”.

Përndryshe, janë vrarë dy burra të rritur dhe një grua gjegjësisht siç raportohet nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për prindërit e bashkëshortes dhe për një burrë tjetër i punësuar në inspektoratin shtetëror të tregut.

Lufta e vitit 2001 si duket ka lënë trauma të mëdha tek luftëtarët maqedonas, të njohur ndryshe edhe si “branitellat”.

Kjo bazuar në faktin që nga mbarimi i luftës e deri në ditët e sotme, janë regjistruar më shumë se 30 pjesëmarrës maqedonas të konfliktit që kanë vrarë veten dhe rreth 10 të tjerë që kanë kryer vrasje makabre. Kjo e dhënë bëhet e ditur nga e përditshmja maqedonase “Utrinski vesnik”.

Sipas gazetës, braktisja nga shteti dhe traumat nga lufta bëjnë që shumë ish-ushtarë maqedonas të bien në depresion të thellë, duke shkuar deri në ekstrem, siç është vrasja dhe vetëvrasja.

Shoqata që përfaqëson këtë kategori qytetarësh druan se ngjarjet e rënda ku përfshihen anëtarët e saj mund të vazhdojnë edhe më tej. Sipas tyre, ish-ushtarët nuk po trajtohen siç duhet dhe se ata nuk kanë patur as kujdesin mjekësor dhe psikologjik të duhur nga ana e shtetit.

Vrasja e parafundit që ka tronditur opinionin maqedonas ndodhi para dy javëve në Kavadar, ku ish “branitelli” Toni Stanoev, ka kryer vrasje të trefishtë, duke vrarë vjehrrin, vjehrrën dhe motrën e bashkëshortes. Pas kërkimit dyditor ai është arrestuar te varrezat e qytetit, ku vlerësohet se ka qenë duke e pritur në pritë bashkëshorten e tij./Shqipmedia

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com