Volkswagen pezullon prodhimin e Golfit
15:03 | 22 Gusht 2016

WW

Ndërprerjet e punimeve nëpër fabrikat e Volkswagenit në Gjermani nuk janë fort të zakonshme.

Një ndërprerje e punimeve për modelin më të njohur të kompanisë, Golf, pritet të bëhet gjatë muajve tetor dhe dhjetor për shkak të disa problemeve që ka gjiganti gjerman me kompanitë me të cilat bashkëpunon. VW ka njoftuar se do të ndalë prodhimin e automobilit më të njohur nga 4 deri 7 tetor dhe nga 19 deri 22 dhjetor. Kompania thuhet se nuk po ka më sukses me shitje dhe po synon të bëjë ndryshime në mënyrë që të prodhojë më pak, dhe për të shmangur shpenzimet pas skandalit “Dieselgate”. Gjenerata e shtatë e Golfit është automobili më i famshëm në Evropë me 261 mijë njësi të shitura në Evropë nga janari deri në korrik të 2016-s.

Kristin Prengaj