Vlora Çitaku ‘heshtë’ Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova nuk negocion për shtetësinë dhe pavarësinë e saj
22:21 | 07 Shkurt 2019

Në këtë seancë ka folur edhe Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA.

Ajo është shprehur e nderuar të jetë në dhomën e Kombeve të Bashkuara për shkak të respektit dhe vlerësimit që ka për të.

Pjesa e parë e fjalimit të Vlora Çitakut: 

“Kosova nuk është një temë e re për këtë dhomë. Për shumë njerëz në botë ishte lufta e viteve të 90-ta, ajo që e solli Kosovën në vëmendjen tuaj, por lufta nuk ishte përvojë e izoluar për popullin tim”, tha Çitaku.

“Gjithësesi, vitet e gjata të shtypjes, shfrytëzimit, vitet kur neve na është mohuar e drejta jonë elementare. Nuk kemi pasur të drejtë të lexojmë e shkruajmë në shkolla, e as të këndojmë në rrugë”.

“Vitet e heshtura nën zhurmën e armëve të Serbisë, vuajtje që përfunduan pikërisht kur pararendësit e juaj, të ulur këtu, para 20 viteve më dhanë zë mua dhe vendit tim”.

“Vendi ynë u ngrit nga pluhuri i luftës dhe ishte pikërisht ambasada e Kombeve të Bashkuara që na ndihmoi të rritemi, kjo dhomë ka ofruar udhëzime dhe ka ndërmjetësuar debate të shëndosha për të ardhmen dhe ndërtimin e Kosovës”.

“Zonja dhe zotërinj, me gjitha këto fakte dke i marrë parasysh, iu adresohem juve me korrektësi dhe nder. Dhe them, seriozisht pse jemi mbledhur këtu sot? Dhe atë, për herë të tretë brenda 4 muajsh dhe po flasim për Kosovën”.

“Është e pabesueshme që ky Këshill ka mbledhur sesione më shumë për Kosovën sesa Sirinë, Jemenin ose Venezuelën”.

“Kjo dhomë tashmë është shndërruar në një teatër, një vend ku Serbia i tregon prralla botës, madje të shpikura që as vet nuk iu besojnë”.

“Kjo dhomë po keqpërdoret për konsum të brendshëm. UNMIK-u nuk ka rol në Kosovë, madje as mandat për ta ushtuar rolin e saj”.

“Këto obsesione kanë humbur sensin. Kjo që po ndodh këtu tregon se Serbia nuk është e sinqertë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ishte, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si komb i lirë”.

“11 vite më parë, mu këtë muaj, një Republikë e re lindi në Evropë dhe Kosova, as sot dhe as nesër, dhe as kurrë nuk do të negocioj shtetësinë e pavarësinë”.

“Ne jemi të gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive si fqinj, si të barabartë, por mu këtu qëndron problemi. Serbia vazhdimisht kundërshton idenë që Kosova është e barabartë, prandaj edhe kërkojnë drama të panevojshme”.

“Ata kanë një refuzim tejet këmbëngulës për tna pranuar se jemi të barabartë, por fundja është problem i tyre. Unë nuk e kuptoj pse duhet të mbledhemi kaq shpesh dhe të diskutojmë për një univers paralel që ka krijuar Serbia dhe jeton vetëm në të”. /Lajmi.net/ 

 

Rina Balaj