Vjosa Osmani e gatshme ta sfidojë Isa Mustafën (Video)

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, në fund të muajit maj, pritet të mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe të gjitha organet e partisë. Tashmë kjo parti ka filluar zgjedhjet e brendshme nëpër nëndegë.

vjosa-osmani-e-gatshme-ta-sfidoj-euml-isa-mustaf-euml-n-video_hd

Zyrtarisht deri më tani asnjë kandidat nuk ka shpallur kandidaturën për të marrë timonin e partisë së dytë në vend.

E kontaktuar nga Tribuna Channel, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani nuk e ka mohuar kandidimin për të marrë drejtimin e kësaj partie, mirëpo sipas saj, do të jetë vullneti i anëtarësisë ai që do të përcaktoj kryetarin e ri të kësaj partie.

E në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që kreu aktual i kësaj partie, Isa Mustafa të mos marrë edhe një mandat të ri, por Beqiri ka thënë se janë delegatët ata që do të vendosin për të parin e LDK-së.

Sipas tij, gara në LDK karakterizohet mes kandidateve, por ai beson se lidershipi aktual nuk do të ndryshojë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com