Vjen fitorja e Realit

0

Pas disa takimeve frustuese, Real Madridi e ka gjetur fitoren duke e mposhtur Levanten me rezultat 2-0 në Santiago Bernabeu.

vjen-fitorja-e-realit-video_hd

Një dominim total i Los Blancos u pa në pjesën e parë, gjatë të cilës vendasit shënuan dy gola.

Goditja akrobatike e Ronaldos u pengua nga një lojtar mysafir të mos e kalonte vijën fatale, mirëpo vendasit mbetën në aksion dhe Gareth Bale e dërgoi topin në rrjet (18’).

Uellsiani pati sërish fat. Carvajal u angazhua nga e djathta dhe pasoi te Ronaldo, goditja e të cilit u devijua pak nga Bale dhe përfundoi në gol (40’).

Tempi i lojës u ul në fraksionin e dytë, mirëpo nikoqirët vazhduan të krijonin raste, sidoqoftë nuk shënuan gola të tjerë.

Real Madridi është një pikë prapa Barcelonës, ashtu që do të shohim një ndeshje fantastike në ‘el Clasico’. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com