Vjehrri godet nusen me gërshërë, arrestohet
10:14 | 10 Dhjetor 2015

Goditi me gërshërë nusen e djalit të tij arrestohet 67-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mifol të Vlorës, ku policia ka arrestuar pas denoncimit të 34-vjeçares, shtetasin Todi Kristo. Policia raporton se sherri ka lindur për shkaqe të dobëta. 34-vjeçarja si pasojë e përleshjes me vjehrrin ka marrë dëmtime në trup, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. /gazetashqip
Françeska Jaçe