Vjedhin 11 mijë euro për të blerë rroba, cigare e telefonë

0

Qytetari E. Baliu dit më parë kishte lajmëruar në Policinë e Kosovës se në rrugën e “Rugovës” në Ferizaj, i ishin vjedhur para të gatshme në vlerë prej 11 mijë euro.

hajnatPas një pune hetimore në Ferizaj dhe Shtime, Policia ka arritur t’i identifikojë katër persona të dyshimtë si kryes të kësaj vepre. Që të gjithë hajnat e dyshuar janë të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Pas bastisjeve që ishin bërë në shtëpitë e tyre, si prova materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: gjësende të cilat ata i kishin blerë me paratë e vjedhura. Një mijë e treqind e njëzet e dy euro ata ende nuk i kishin harxhuar, kurse me të tjerat kishin blerë katër telefona. Dy iPhone 4, 1 iPhone 5 dhe një Samsung galaxy S5. Kishin blerë edhe nëntë palë atlete për femra dhe meshkuj, 15 bluza e maica për femra dhe meshkuj, 8 xhemperë e duksa për meshkuj dhe femra.
Kishin menduar edhe për dimër. Ata kishin vazhduar veshmbathjen e tyre edhe me dy palë trenerka për meshkuj, një xhaketë për meshkuj dhe 15 palë farmerka. Nuk kishin harruar që të blejnë edhe 7 rripa të pantallonave për meshkuj. Gjithashtu ishin pajisur me dy kartela të Valës dhe Ipkos

Në fund ishin kujdesur të blinin edhe një shteg cigare Malboro dhe një shteg cigare “Slims”.
Pas intervistimit, të dyshuarit me autorizim të prokurorit për të mitur, janë liruar, kurse lënda dërgohet në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com