Viza 3 vjeçare amerikane për gjithë shtetasit shqiptarë që plotësojnë kushtet

0

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kualifikohen për marrjen e një vize amerikane, atëherë do ta ketë ate për shfrytëzim për një periudhë 3 vjeçare. Kjo u theksua mbrëmë nga ambasadori amerikan në largim, Aleksandër Arvizu në emisionin “Top Story” në TCH.

12_469245731

“Deri më sot shqiptarët që janë kualifikuar për vizat më popullore, pra vizat B1, B2, vizat turistike, të studentëve ose vizat e vlefshme për një vit, në ambasadë ne kemi punuar me Byronë e Çështjeve Konsullore në DASH për një kohë të gjatë në mënyrë që të përpiqeshim të lehtësonim kushtet e vlefshmërisë së vizave. Jam shumë i kënaqur që të njoftoj se duke nisur nga sot, për ata shqiptarë që kualifikohen për këto viza, vlefshmëria e tyre tani do të jetë tre vite dhe jo një. Pra, nëse ju kualifikoheni do të thotë që viza do të jetë e vlefshme për tre vjet. Njerëzit do të kursejnë para, pasi nuk do t’i duhet të aplikojnë çdo vit, do të kursejnë kohë, si dhe e shohin këtë si një zhvillim shumë pozitiv që do të lehtësojë udhëtimet e ligjshme drejt Shteteve të Bashkuara që ne inkurajojmë”, theksoi ambasadori amerikan. Sipas këtyre paralajmërimeve, ambasadat e SHBA-ve pritet që lehtësime të tilla të aplikojnë edhe për vendet e tjera të rajonit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com