Vitet kalojnë por momentet e rëndësishme përsëriten, me protagonista në njëfar forme të njejtë!

0

20150513082459730646

Shkraun: Hajredin Hyda

Nuk kanë kaluar shumë vite nga koha kur ndodhën ndryshimet kushtetuese të Sërbisë socialistë me të cilat Kosova i pat humbur atributet shtetërore, që rezultoi me fillimin e krizës në ish-Jugosllavi, që solli: luftra, masakra, shpërngulje e shumë të këqija që erdhën nga ato ndryshime! Edhe atëherë më 1988, sikur sot ka pasur disa zëra “intelektualësh, politikanësh dhe patriotash” që thoshin se ndryshimet kushtetuese nuk cenojnë shtetësinë e Kosovës! Nuk dua ti përmendi emrat, sepse të gjithë i mbajmë mend ata jurista eminent, politikan të spikatur, analista të shquar që i kishin të rezervuar faqet e tëra në gazetën Rilindja të atëhershme, dhe kur më vonë ndodhi e keqja mundoheshin të cfajsoheshin me argumente të ndryshme!

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com