Vitet kalojnë dëshmorët harrohen

0

Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë dëshmorët e UÇPMB-së harrohen se kishin ekzistuar, pamvarësisht se ata për këtë liri që ne po e gëzojmë sot dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre. Sot pas kaq viteve nuk mund t’ia kushtojmë as 10 minuta për ta kujtuar veprën e tyre heroike.

ok 4Edhe përkundër lajmërimit se (OVL e ish-UÇPMB-së në Bujanoc një ditë më parë nëpërmjet mediave kishte njofuar qytetarët e komunës së Bujanocit se me datën 19.09.2014 ditë e premte do të ketë homazhe në fshatin Dobrosin me fillim nga ora 10-00, homazhet mbahen për nder të dëshmorëve të kombit të cilët ranë më 19.09.2000 Shkelzen Krasniqi, Eqrem Hoxha dhe Betim Berisha), sot në këto homazhe ishte për të ardhur keq dhe turp ndaj familjeve të dëshmorëve. OK1Jo më shumë se dhjetë veta ishin present në përkujtimin e rënies dhe veprës heroike të Shkelzenit, Eqremit dhe Betimit të cilët nga Prizreni kishin ardhur per t’iu bashkangjitur radhëve të UÇPMB-së, për çlirimin e tokave shqiptare nga okupatori. Kryetari i OVL ish-UÇPMB-së Afrim Agushi, duke folur për jetën dhe veprën e dëshmorëve, tha se, “kjo që po ndodh sot është jo e hjishme për popullin shqiptarë veçmas për familjet e dëshmorëve sepse, ata dhanë më të afërmit e tyre për këtë tokë ndërsa ne nuk mund t’ia falim disa minuta të paktën për të mos ia harruar vendin e rënies për lirin e këtyre trojeve. Agushi gjithashtu apeloi të gjith që ti kushtojnë sa më shumë rëndësi dëshmorëve të kombit amanetit të tyre dhe familjeve të dëhsmorëve. Në këtë homazh present ishte edhe kryetari i LPD-së Jonuz Musliu i cili gjithashtu kërkoi që vepra e dëshmorëve të komkbit nuk duhet harruar kurrë. Musliu gjithashtu tha se, amaneti i dëshmorëve akoma nuk është përmbushur dhe për këtë fajin e bartin përfaqësuesit e popullit shqiptarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com