Vitamina C aleate për një lëkurë rinore
12:12 | 12 Janar 2018

Vitamina C është një element magjik për lëkurën dhe imunitetin. Ajo gjendet tek frutat dhe konsumimi i saj çdo ditë ndihmon në krijimin e një lëkure të mrekullueshme. Është shumë e rëndësishme që ajo të jetë edhe pjesë e kujdesit të lëkurës përmes kremit, serumit, skrabit apo larësit. Është një fakt se kjo vitaminë njihet për vetitë e saj anti-plakje, nxitet riparimin e qelizave të dëmtuara dhe redukton ndjeshëm inflacionin e lëkurës, transmeton kp. Ja disa nga përfitimet e saj në lëkurë. 1. Redukton dekolorimin e lëkurës Nëse keni lëkurë të ndjeshme që tenton të merrni të kuqe ose të zbardhur, vitamina C mund t’ju ndihmojë ta luftoni atë. Ajo zvogëlon skuqjen, njollat dhe zbardh tonin e lëkurës duke e bërë atë të njëtrajtshme. 2. Shpejton proçesin e shërimit Vitamina C është një mrekulli për lëkurat e prirura drejt akneve, pasi ndihmon në përshpejtimin e procesit të shërimit të tyre. Gjithashtu dëmtimet e pësuara në lëkurë nga dielli, puçrrat apo reaksionet alergjike shërohen më shpejtë përmes vitaminës C. 3. Redukton inflamacionin Vitamina C ka veti anti-inflamatore dhe është e shkëlqyer për qetësimin e lëkurës. Zgjidhni një serum të pasur me vitaminë C për të reduktuar fryrjet e syve apo lëkurës. 4. Hidraton Kjo vitaminë është e mrekullueshme për lëkurën e thatë pasi rrit lagështinë në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar. 5. Stimulon lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim Vitamina C shkëlqen lëkurën e lodhur, të vrarë dhe i jep asaj shkëlqim duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në largimin e rrudhave dhe nxit një lëkurë të fortë dhe tendosur.
Aurela Hoxha