Villarreali e mposht Real Madridin midis “Bernabeut”, e thellon edhe më shumë në krizë

0

Villarreali e ka tronditur Real Madridin duke e mposhtur në fund të ndeshjes së La Ligës midis “Santiago Bernabeut”, të shtunën pasdite.

Në një ndeshje të javës së 19-të të La Ligës spanjolle të dominuar nga Real Madridi, sidomos në pjesën e parë, skuadra mysafire i tronditi vendasit duke iu shënuar gol në minutën e 88-të përmes Fornals pas një kundërsulmi të shpejtë, transmeton Express.

Reali pati një pjesë të parë me shumë raste, veçanërisht përmes Cristiano Ronaldos, dhe ishte shumë pranë golit, por pa sukses.

Kjo është humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit në “Bernabeu” në kuadër të La Ligas për Real Madridin, pas asaj ndaj Barcelonës.

Real Madridi mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona që është lider.

Kjo fitore e madhe e dërgon Villarrealin në vendin e katërt me 31 pikë. /Express/

 

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »