Viktima e festimit me armë ka një porosi

0

Një prej plumbave të shkrepur në fejesën e nipit të tij, 10 vjet më parë, e kishte kapur Asllan Ukën për ta lënë invalid.

viktima-e-festimit-me-arm-euml-ka-nj-euml-porosi-video_hd

Ky incident thotë t’ia ketë vështirësuar jetën atij dhe familjes, derisa përcjell mesazhin që të evitohet përdorimi i armëve të zjarrit, raporton KTV.

Pak metra larg tij, në shkritoren në Janjevë, po punohej në shkatërrimin e mbi 1700 armëve të vogla dhe të lehta.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkatërrimit të Armëve, Policia ka shkatërruar armët që ishin konfiskuar në periudha të ndryshme.

Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, tha se po tregohet zotimi për luftimin e posedimit të paligjshëm të armëve, përcjell koha.net. Derisa sipas zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, përafërsisht 1500 armë konfiskohen çdo vit.

Përdorimi i tyre është ulur gjatë stinës së verës, kur kishte edhe viktima në festa familjare. Në duart e kosovarëve, megjithatë vazhdojnë të mbesin shumë armë pa leje, derisa numri i tyre pretendohet se arrin në 300 mijë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com