Video: Gëzimi i Policisë për zbulimin e drogës në makinën e policit serb
10:34 | 10 Nentor 2018
Një veturë me një rimorkio u ngjalli dyshime një patrulle policore në afërsi të qytetit të Istogut.

Vetura me targa të Serbisë e që mbrapa mbante një rimorkio ishte përgatitur për të kaluar nga Shqipëria përmes rrugëve të Kosovës drejt Serbisë.

Pamjet ekskluzive të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, shfaqin punën e policisë dhe mënyrën se si u trajtua konfiskimi i 146 kilogramëve drogë të llojit marihuanë.

Edhe pse ditë e shtunë, prokuroria dhe policia kishin vendosur që ti përkushtoheshin punës nga ku realizuan aksionin në të cilin u vunë në pranga tre të dyshuar shtetas serb, ku njëri nga ta ishte edhe pjestar policie në Beograd.

Në pamjet ekskluzive mund të shihni pasaportat serbe të të dyshuarve, pajisjet e përdorura në rast, fshehjen e marihuanës në rimorkio.

Policia arriti që të largoj pjesën e parë të rimorkios nga ku dolën edhe paketimet e para të drogës.

Ato ishin mbështjellur me qese plastike të dukshme dhe ishin renditur duke bërë që e gjithë sasia e paraparë të transportohej drejt Serbisë të transportohej e tëra. 

Kristin Prengaj