Viber dhe Tango bllokohen përkohësisht…

0

Para një dekade, ose dy, organizimi i një proteste masive ishte shumë e vështirë, pasi të merrte shumë kohë deri sa të përhapje informacionin tek të gjithë njerëzit.

ViberFalë teknologjisë, një organizim i tillë po bëhet shumë i lehtë. Kjo është edhe arsyeja se përse aplikacione të tilla si Instagram janë bllokuar në Kinë gjatë protestave në Hong Kong, apo aplikacione si FireChat përdoren shumë gjatë eventeve të tilla.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Bangladesh, ku autoritetet përkatëse kanë bllokuar përkohësisht aplikacionet Viber dhe Tango. Agjencitë lokale kanë urdhëruar Komisionin e Telekomunikacioneve që të mbyllë të dyja shërbimet dhe të ndalojë operimin e tyre në këtë shtet.

Shkaku nuk është bërë i ditur, megjithatë mendohet se bllokimi tek këto shërbime është bërë për të ndaluar protestuesit kundër-qeverisë që të komunikojnë lirisht me njëri-tjetrin. Bllokimi në këto shërbime do të jetë i përkohshëm, edhe pse nuk është thënë akoma se kur do të vazhdojnë të operojnë si zakonisht në këtë shtet.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com