Vetvritet sërbi nga Bujanoci, i del trenit përpara
10:02 | 21 Maj 2015

Të mërkurën rreth orës 11 i riu Millosh. J (27) ka dalë para trenit afër stacionit hekurudhorë në Bujanoc. Siç kan njoftuar nga policia e Vranjës, i riu pas marrjes së lëndimeve të rënda trupore ka vdekur në spitalin e Vranjës. foto treni Detaje tjera policia nuk ka dhënë sepse bëhet fjalë për vevtrasje. Rasti në polici është kumtuar rreth orës 11, zyrtarët tanë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për vetvrasje. Në raste të tilla policia nuk parasheh hulumtime, kanë thënë në policin e Vranjës, bënë të ditur OK radio. Referenti për mardhënie me publikun në Qendrën shëndetësore në Vranjë, Beba Kanaçki ka thënë se, mjekët kanë luftuar për jetën e M.J, por ai pas disa orëve si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë./BujanociNet/
Edlira Rukaj