Vetëvendosje shtyn protestën

0

Shtyhet protesta e Lëvizjes Vetëvendosje për një ditë të pacaktuar. Kështu ka njoftuar në një konferencë për media Visar Ymeri. “I njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës protesta e ftuar për nesër shtyhet për një ditë tjetër. Është çështje ditësh se kur do ta organizojmë protestën tjetër dhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë”, njofton VV.

vet-euml-vendosje-shtyn-protest-euml-n_2_2_2_hdVisar Ymeri nga vetëvendosje tha se largimi i Jabllanoviqit nga qeveria e Kosovës është “fitore e qytetarëve të Kosovës”.

“Këto protesta e kanë dëshmuar se protesta me rrugë përherë ngadhënjen”, tha Ymeri në një konferencë për shtyp në të cilën bëri të ditur se kjo lëvizje i ka shtyrë protestat.

“Isa Mustafa nuk tregoi nëse e ka shkarkuar Jabllanoviqin apo ai ka dhënë dorëheqje. Sidoqoftë, kërkesa është përmbushë dhe protesta shtyhet për një ditë tjetër”, tha Ymeri.

Ndërkohë VV përmes një kumtese ja thënë se, heqja e Aleksandër Jabllanoviqit është fitore e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët të bashkuar në shesh e në protestë, i qëndruan dhunës së pushtetit, e arsenalit të policisë në kërkesat e tyre të drejta. Qytetarët kërkuan shkarkimin e Jabllanoviqit .

Dhe nga sot Jabllanoviq nuk është më ministër në qeverinë e republikës së Kosovës, thotë kumtesa nga Lëvizja Vetëvendosje dërguar medieve.

Këto protesta e kanë dëshmuar se qëndrueshmëria dhe vendosmëria në rrugë të drejtë përherë ngadhënjen. Se qytetarët e bashkuar nuk mund të ndalen. Ndryshimet domethënëse bëhen nga masat, e jo nga individët. Nuk do të kishim pasur gjasë ne si deputetë ta bëjmë këtë që e bën protestat.

“Isa Mustafa nuk tregoi nëse e ka shkarkuar apo ka kërkuar nga Jabllanoviq që të japë dorëheqje. Në konferencën e sotme për shtyp ai vetëm deklaroi se Jabllanoviqi më nuk do të jetë pjesë e kabinetit qeverisës. Natyrisht që ka rëndësi nëse është shkarkuar apo nëse ka dhënë dorëheqje. Sidoqoftë njëra prej kërkesave të protestës u përmbush”.

“I njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës protesta e ftuar për nesër shtyhet për një ditë tjetër. Është çështje ditësh se kur do ta organizojmë protestën tjetër dhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë. Protesta i ka pasur dy kërkesa: shkarkimin e Jabllanoviqit dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike. E para është plotësuar e dyta ende jo”, thuhet në kumtesën e VV-së.

“Vendimi i Qeverisë për largimin e Jabllanoviqit dëshmon se kërkesat e qytetarëve kanë qenë të drejta dhe legjitime.

Po të mos zvarritej ky vendim i Qeverisë do të ishte shmangur edhe dhuna brutale policore, që u ushtrua ndaj qytetarëve para, gjatë dhe pas protestave. Për shkak të kësaj vonese, shumë qytetarë u lënduan dhe disa prej tyre ende mbahen në paraburgim”.

Në fund të kumtesës, Vetëvendosje kërkon që menjëherë të lirohen të arrestuarit që po mbahen në paraburgim. Gjithashtu, kërkon nga Prokuroria që të vazhdojë hetimin mbi kallëzimin penal që kemi bërë sot, ndaj dhunës së pPolicisë në protestën e kaluar dhe VV përgëzon ë qytetarët për gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, që si rezultat pati plotësimin e njërës prej kërkesave të protestës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com