Vetevendosje në dialogun me Serbine, parimi i shkelur apo arritje e ëndrrës?

0

Vetevendosje

Nga Dionis Xhafa

Përmes koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje, më në fund subjekti politik i udhëhequr nga Albin Kurti duket se “arriti të prekë ëndrrën” dhe të sigurojë që ajo të jetë kryesuesja e Kosovës në dialogun që zhvillohet me Serbinë.

Partia e Kurtit disa herë në media ka theksuar se kurrë nuk do të bëjë koalicion me persona apo parti që kanë qenë në pushtet, por se një gjë e tillë ndodhi dhe kjo e gërvishti moralin dhe parimet e VV-së. Albin Kurti do të theksonte vetë se për të arritur qëllime shpesh duhet të zhytemi në baltë dhe se nga kombinimet e koalicioneve në Kosovë nuk ka mënyrë tjetër që VV-ja të mund të jetë në krye të dialogut. Kryesimi i mundshëm i dialogut nga VV, solli edhe reagimin e Marko Gjuriçit, i ashtëquajtur drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, i cili potencoi se kurrë s’do ta pranojë Vetëvendosjen në bisedime. Kam idenë se Vetëvendosje duhet ti udhëheqë bisedimet me Serbinë, pasi ata deri më tashmë me kryeministër Hashim Thaçin janë bërë më së tepërmi në trajtë monologu sesa dialogu. VV-ja ka nënvizuar fort se Serbia duhet të ulet në bisedime jo sikur ulet me një palë “si të veten”, por me një palë tjetër, që është shtet tjetër dhe që ky shtet është Kosova. Filozofia politike e Vetëvendosje po ashtu është e mirë edhe në politikat e saj kundrejt serbëve të veriut, duke thënë se ata janë qytetarë të Kosovës dhe se duhet ti binden shtetit dhe jo të veprojnë në struktura paralele, sikur nuk ekziston shteti. Pavarësisht faktit se VV-ja ka shumë pengesa e rrugë të vështirë për ta udhëhequr dialogun, kjo parti është e duhura dhe mjaftueshëm e fortë të “trembë” Serbinë se ka përballë një tjetër shtet. Jam dakord dhe me idenë tjetër se “Kosova nuk ka çfarë të flasë me Serbinë, por me serbët e Kosovës”, me qëllim që ata të respektohen si qytetarë të shtetit. Nuk është e çuditshme që VV-në e kundërshton pikërisht Lista Serbe, parti politike e serbëve lokalë, por që me kundërshtimet që i bën Vetëvendosjes, duket qartë se direktivat i merr nga kryeqyteti serb.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com