Vetëvaret 26-vjeçari, e kishte lënë edhe e fejuara e tretë!

0

Nuk e përballon dot ndarjen e tretë nga të fejuarat dhe 26 vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vanë të Delvinës.

vet-euml-varet-26-vje-ccedil-ari-e-kishte-l-euml-n-euml-edhe-e-fejuara-e-tret-euml_hdElton Kafexhiu u gjet pa jetë nga familjaret në kasollen që përdorej për të mbajtur veglat e punës.

Fillimisht ai kishte qëndruar vetëm në banesë, pasi familjarët kishin shkuar tek motra e tij, në fshatin Rusan të Delvinës.

Rreth mesnatës ata nuk e kanë gjetur atë në banesë, ndërkohë që ai nuk iu është përgjigjur as thirrjeve telefonike, ndërkohë që celulari i tij ishte gjetur në kuzhinë.

Të alarmuar, familjarët kanë filluar kërkimet nëpër banesë e më pastaj, edhe jashtë saj, raportojnë mediat shqiptare.

Ka qenë nëna e tij, ajo që e ka gjetur djalin e saj të varur, pa shenja jete. Familjarët kanë thirrur menjëherë policinë e cila kishte ardhur në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para të grumbulluara nga grupi hetimor, mësohet se viktima kishte vetëm pak kohë që ishte ndarë nga e fejuara, e kjo mendohet të jetë bërë shkak për vetëflijim. Burime të Policisë kanë bërë të ditur se ai kishte qenë i fejuar edhe dy herë të tjera, më parë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com