VETËM 7 MINUTA JETË PËR JAMES BOND…

0

Është agjenti më i famshëm i të gjitha kohërave e sigurisht, i destinuar t’i mbijetojë çdo rreziku, sado i madh qoftë ai.

20150408144247148620

Vetëm se, po të spostohej komploti i Skyfall-it në jetën reale, me plagët e tij, James Bondi vështirë se do të mbijetonte.

Grupi i ekspertëve të mjekësisë që i hynë analizimit të veprimeve të agjentit sekret të interpretuar nga Daniel Craig, thotë se normalisht, nga lëndime të tilla prej një plumbi me uranium, 007-ta nuk do të kishte jetuar dot më shumë se 7 minuta.

Ekspertët mendojnë se do t’i kishin plasur mushkëritë e do të vdiste në vend. Me pak fjalë, heroi i Ian Fleming nuk do të kapte dot as fundin e filmit prej dy orësh. Edhe sikur t’i shpëtonte vdekjes së menjëhershme, çka për mjekët do të ishte tmerrësisht e pazakontë, James Bond do të sëmurej për çdo rast nga kanceri.

Pastaj, heqja e plumbit do të kishte ekspozuar që në fillim ndaj infeksionesh të rrezikshme e madje edhe paralizës. Për të mos folur për atë rënien e famshme nga treni i shpejtësisë së lartë në lëvizje marramendëse, ku nuk do të dilte më e pakta pa dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore.

Në vëmendjen e ekipit të mjekëve nuk ka qenë sidoqoftë vetëm 007-ta. ‘Die Hard’ ishte një tjetër film që iu nënshtrua vlerësimit mjekësor, që del në përfundimin se personazhi i Bruce Willis-it, John McClane, nuk kishte shanse të mbërrinte i gjallë deri në fund të filmit.

Sa për Tom Hanks-in tek “I humburi”, ai zor se do t’i kishte shpëtuar edhe vetë rrëzimit të avionit, e jo më pastaj të mbijetonte në ishullin e shkretë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com