Vesa Luma në listën e 10 personave më influencues të rrjeteve sociale në Auckland
08:00 | 11 Maj 2019

Vesa Luma tash e një kohë është zhvendosur në Zelandë të Re bashkë me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin, Lianin, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja një pjesë të madhe të kohës e kalon në trojet shqiptare, ku edhe po punon rreth këngëve të reja.

Vesa është renditur së fundi në listën e 10 personave më influencues nga rrjetet sociale, në Zelandë të Re.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë Vesa përmes rrjeteve sociale, e cila njoftoi se emri i saj në këtë listë është renditur i katërti. /Lajmi.net/

 

Alesia Bami