Vërshimet nga shiu nuk kanë kursyer as komunën e Bujanocit

0

Të reshurat e pa ndërprera gjatë mbrëmjes të së martës kanë përfshirë edhe komunën e Bujanocit, ku rrugët ishin mbushur me ujëra të rrëmbyeshëm.

 vershime 3

Në rrugën e Kosovës janë shënuar edhe raste ku ujërat janë futur dhe në podrumet e shtëpive, që ka përmbytur çdo gjë që ishte brenda sajë, çka është një dëmë jo i vogël familjar. Të bllokuar kanë mbetur me dhjetëra shtëpi në afërsi të Banjës së Bujanocit, për shkak se si pasoj e reshjeve të shiut dhe ujit që është mbledhur në atë hapësirë shtëpi të tëra janë bllokuar. Jo zyrtarisht nga shtabi për emergjencë në Bujanoc mësohet se uji në ato hapësira ka arritur rreth një metër thellësi dhe se punëtorët e emergjencës janë në terren për të parë dhe vlerësuar dëmet e shkaktuara. vershime 2Po ashtu përmbytje dhe prurje të vazhdueshëm të ujit ka pasur dhe në lagjen NovaNasela tek romët mbrapa shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, por që dëme të mëdha nuk janë shënuar. vershime 1Vlen të theksohet se shtrati i lumit në Tërrnoc nuk ka pasur përmbytje dhe dalje në rrugë apo shtëpi. Moti më shi ka përfshirë mbrëmë po thuajse tërë Ballkanin po edhe Shqipërinë ku dhe janë shënuar katër viktima që janë rrëmbyer nga uji i pa ndërprerë ndërsa gjendeshin duke lëvizur me automjet në qendër të qytetit.10167934_988068371209747_7973655656833485508_n Ndërkohë, rreth orës 23:30, në fshatin Gallatë të Kurbinit, dy të rinj, një 15-vjeçar dhe shoku i tij 21-vjeçar po udhëtonin me një motor kur janë rrëmbyer nga ujërat në rrugë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com