Vepër penale për të miturën R.XH që dyshohet se vrau foshnjen e posalindur

0

Prokuroria e lartë në Vranjë ka ngritur vepër penale kundër të miturës R.XH nga fshati Bilaç, komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, vrasje të fëmijës në lindje.

Policia serbe

Sipas prokurorisë, transmeton mediat serbe, dyshohet se R.XH, menjëherë pas lindjes, fëmijën e saj femër në fillim të muajit janar të këtij viti i ka shkaktuar vdekje.

Dyshohet se R.XH në mënyrë mizore dhe tinzare, me një mjet të mprehtë duke përdorë forcën i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore foshnjës, të rrezikshme për jetën, e cila sipas prokurorisë, për shkak të natyrës dhe vëllimit ka përfunduar me vdekje.

R.XH pastaj foshnjen e ka hedhë në një shtëpi të braktisur në Bilaç, ku edhe është gjetur me 11 janar të këtij veti, pa gjymtyrë të sipërme dhe të poshtme dhe nofull.

Prokuroria e lartë në Vranjë ka ngritur vepër penale kundër të miturës R.XH nga fshati Bilaç, komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, vrasje të fëmijës në lindje./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com