Vendosen pllakat e para në sheshin e ri, punimet vazhdojn sipas planit
12:03 | 15 Shtator 2018

Sheshit të qytetit të Bujanocit po i shtohet edhe një pjesë tjetër e cila do të jet në shërbim të qytetarëve të komunës ku do të jet i shfrytëzueshëm vetëm për këmbësor.

Enver Ramadani kryeshef në departamentin për investime dhe zhvillim deklaroi se” komuna e Bujanocit qytetarëve të vet po i siguron edhe një shesh pak më ndryshe nga ai egzistues ku do të bëhet një qarshi e vjetër e shtruar me kocka graniti si dhe ulëse për qytetarët dhe hapësira gjelbëruese”.

Sipas Ramdanit “projekti komunës së Bujanocit do ti kushtoj rreth 8.4 milion dinarë ku 3 milion dinarë janë fituar nga Ministrija e Turizmit ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i komunës dhe se ky Projekt është mirëpritur nga lokalet dhe bizneset që veprojn në këtë rrugë”.

Kompania e cila po  e realizon projekti është kompania Saba Bellca nga Presheva dhe se punët do të zgajsin 30 deri në 40 ditë./Spektri/

Aurela Hoxha