Vendimi i UEFA: Sa janë gjasat e Shqipërisë për ta fituar apelin?

0

Vendimi i UEFA: Sa janë gjasat e Shqipërisë për ta fituar apelin?

Pas vendimit të Komisionit Disiplinor dhe Etikës të organizatës më të madhe evropiane të futbollit, UEFA, ku Serbisë iu dha fitorja me rezultat zyrtar prej 3:0, ndërsa Shqipëria u dënua edhe me një gjobë prej 100 mijë euro, kombëtarja shqiptare pritet të apeloj këtë vendim tek Gjykata Apelit, e në rastin më të keq edhe ne Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Por sa janë gjasat që vendimi i marrë nga UEFA të kthehet në favorin e kombëtares shqiptare, futbollistët e të cilës u sulmuan brutalisht nga huliganët serbë në brendi të stadiumit të Partizanit të Beogradit?

UEFA ka dy instanca të adresimit/apelimit të ankesave/çështjeve: Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës që funksionon si shkallë e parë dhe Organin e Apelit, që funksionin si shkallë e dytë.

Nëse një palë e dëmtuar konsideron se i është bërë një e padrejtë me një vendim të Komisionit Disiplinor ai mund t’i drejtohet Gjykatës së Apelit, e cila është instanca e fundit në kuadër të UEFA-s.

Por pala e pakënaqur ka edhe një derë për të trokitur, në Gjykatën Për Arbitrazh Sportiv, e cila si çdo gjykatë vepron e pavarur nga UEFA dhe FIFA. Vendimet e saj janë të zbatueshme dhe të detyrueshme për palët si çdo vendim i një gjykate të zakonshme.

Por, para se të shkojë çështja në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), Shqipëria duhet t’i adresohet Gjykatën e Apelit.

Nëse shikojmë gjatë periudhës janar -qershor 2014, Organi i Apelit ka shqyrtuar 15 raste, për çështje të ndryshme, prej pezullimeve të lojtarëve deri tek ndërhyrjet e ashpra. Por edhe të thirrjeve raciste dhe parullat ilegale. Nga këto raste, Gjykata e Apelit ka rikonfirmuar 11 prej dënimeve, ka ndryshuar 3 (ka lehtësuar dënimet me para, p.sh nga 20 mijë në 10 mijë euro gjobë) dhe ka liruar vetëm një rast.

Pra, në bazë të statistikave, së paku duke vlerësuar nga raporti i gjashtë mujorit të fundit, në mbi 70 për qind të rasteve të Gjykatës së Apelit konfirmon vendimet e marra nga instanca e parë disiplinore e UEFA-s.

Por, nëse hyjmë në historinë e këtyre gjykatave, asaj të Apelit dhe Arbitrazhit Sportiv, kurrë në historinë e tyre nuk kanë përmbysur një rezultat zyrtar të Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës, pra që i bije që kombëtarja shqiptare ka pak gjasa, për të mos thënë aspak, që të marrë tre pikët, të cilat UEFA ia kishte ‘dhuruar’ kombëtaren serbe.

Kujtojmë se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë është ndërprerë pas futjes së huliganëve serbë në fushë, me ç’rast kanë sulmuar futbollistët kuqezi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com