Vendi më verior i tokës, aty ku katër muaj janë errësirë totale (Foto)

0

A do të jetonit në një vend ku temperaturat janë aq të ulëta sa mund të të ngrihen edhe qerpikët?

Jo të gjithë munden, por ata që jetojnë në vendin më në veri të tokës duhet që ta durojnë atë.

Mirë se vini në Alert të Nunavut në Kanada, ku temperaturat në muajin shkurt arrijnë nga -32.2 C deri në -50 gradë celsius. Këto temperatura janë aq të ftohta sa në një minutë mund të ngrihet lëkura dhe muskujt.

Ndërkohë në katër muaj të vitit aty është komplet errësirë. Si pasojë gjatë këtyre muajve dielli nuk duket aspak në horizont.

Ndërsa qyteti më i afër është 547 kilometra larg. Ata që jetojnë në këtë vendbanim njihen si “Të zgjedhurit e ngrirë”, transmeton shekulli.

Alert nuk është tamam një qytet – në fakt është një instalim ushtarak që është regjistruar si vendi më verior i banuar në tokë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »