Vëllai i Haxhi Krasniqit mposhtet nga boksieri Serb në raundin e parë (Video)

0

gllupi

Qëndrim Krasniqi, vëllai i bokserit shqiptar Haxhi Krasniqi, ka humbur meçin e tij të parë në boksin profesionist ndaj serbit Anando Agoviç.

Bokseri 18-vjeçar shqiptar, Qëndrim Krasniqi është mposhtur nga bokseri serb, Anando Agoviç pas një nokdauni në raundin e parë të meçit, raporton Insajderi.

Edhe pse u fut me vetëbesim në këtë duel, duke u ngjitur në ring me këngën “Kuq e Zi” të Elvana Gjatës, Qëndrim Krasniqi nuk arriti t’i bëjë ballë serbit Agoviç. Bokseri nga qyteti Priboj i Serbisë arriti ta rrëzoj dy herë brenda vetëm një minuti e gjysmë vëllain e Haxhi Krasniqit.

Meçi i zhvilluar në Unterschleißheim të Gjermanisë, ishte i vlefshëm për kategorinë e mesme të boksit profesionist.

Ndeshja u ndoq live nga një numër i konsiderueshëm i shikuesve, derisa në ulëset e para qëndronte edhe vëllai i Qëndrimit, Haxhiu. Ai e transmetoi duelin drejtpërdrejtë edhe në faqen e tij në Facebook, por shumë nga tifozët e tij mbetën të zhgënjyer nga paraqitja e Qëndrimit.

Haxhi Krasniqi, që transmetoi live duelin e vëllait të tij në Facebook, nuk preferoi të xhironte edhe momentet kur vëllai i tij nokautohej nga kundërshtari serb.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com